
Policia zbardh ngjarjen me 5 të plagosur në Laç...
Policia ka vënë në pranga autorët e plagosjes së sotme në Laç.
5 persona u plagosën mesditën e sotme me armë zjarri, mes të cilëve dhe një shitëse ambulante. Por duket se nuk ka qenë vetëm një autor, por dy.
Pas disa orësh hetime dhe kërkimi, policia ka vënë në pranga shtetasit Klevis Ndreca dhe Daniel Gjeloshi.
Të dy kanë qenë të armatosur me pistoleta dhe hapën zjarr ndaj 4 të rinjve, Liridon Ismalaj, Amarildo Ndoci, Danjel Gjelosh dhe Geraldo Keberi, pas një sherri mes tyre. Për pasojë u plagos dhe një shitëse në rrugë, zonja Angjelina Gjezaj.
“Në vijim të informacionit të dhënë për ngjarjen e ndodhur më datë 03.05.2025, rreth orës 13.27, në Laç, ku si pasojë i një konflikti u plagosën me arme zjarri 5 shtetas, grupi hetimor intensifikoi veprimet ndërkohë që forcat operacionale vijuan kontrollet në terren për kapjen e autorit.
Nga tërësia e veprime hetimore të kryera deri tani, rezulton se konflikti mes te rinjve ka nisur për motive te dobëta (aksident rrugor me dëme shumë te vogla materiale) dhe me pas ka vijuar mes palëve duke përdorur armët e zjarrit.
Nga këqyrja kamerave te sigurisë dhe në sajë të veprimeve hetimore të shpejta dhe profesionale, është bërë e mundur sqarimi i dinamikes së ngjarjes, ku është dokumentuar se janë përdorur dy arme zjarri (pistoleta), një arme e ftohtë (përforcues grushti), si dhe dy automjete, te cilat janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve D. Gj. 27 vjeç ( i cili mbeti i plagosur gjatë konflikti dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën) si dhe K. N. 28 vjeç, të dyshuar si autore për veprat penale ‘Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit’”, njofton policia
Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës se Juridiksionit te Përgjithshëm Lezhe, për veprime te tjera hetimore.
Lini një Përgjigje