Detaje të reja janë zbuluar për plagosjen me armë zjarri në Laç. Mësohet se konflikti mes të rinjve ka nisur për një gërvishtje makinash.
Në momentin që të rinjtë kanë qenë duke zbritur nga Kisha e Laçit ka pasur një përplasje të vogël mes automjetesh dhe më pas ata kanë debatuar me njëri-tjetrin. Debat që ka sjellë të shtënat me armë zjarri.
Policia bërë me dije se pas të shtënave me armë nga një person, i identifikuar tashmë si K. Kamberi, mbetën të plagosur pesë persona, katër që dyshohet se ishin në shoqërinë e njëri-tjetrit, si dhe një shitëse ambulante që ndodhej pranë vendit të ngjarjes.
Ndërkohë të plagosurit janë transportuar në spital me makinën qw shihni më sipwr, e cila po i nënshtrohet kontrollit nga ekspertiza ligjore. Pasi dyshohet se ndaj saj u qwllua nga i riu. Policia po vijon për kapjen e autorit, teksa ka gjetur armën e krimit.
Lini një Përgjigje