Një 40-vjeçar është vetëvrarë me armë zjarri në rrugën “Don Bosko” mëngjesin e sotëm. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 6:15, ku shtetasi A.Gj ka qëlluar veten me armë zjarri pistoletë në banesën e tij.
Lidhur me këtë ngjarja ka reaguar gazetarja Klodiana Lala, e cila tha se i riu vuante nga depresioni.
“Depresioni vret. A.Gj u vetëvra me pistoletë në banesën e marrë me qira në zonën e Don Boskos. 33-vjecari nga Tropoja jetonte ne Gjermani. Ishte pronar i një kompanie dhe mirë nga ana ekonomike. Kohët e fundit ishte mbyllur dhe fliste shume pak me njerëzit. Në shtëpi me të kur kreu aktin e vetëvrasjes ka qenë dhe një kushëri që me gjasë as e ka kuptuar se i afërmi i tij do t’i jepte fund jetës në 6 të mëngjesit. A.Gj nuk i vlejtën paratë. Depresioni e vrau. Askush se vuri re gremisjen e tij.
Kam kuptuar nder vite për shkak të profesionit shume njerëz nuk kërkojnë ndihme për depresionin. Por ky është një gabim i madh. Flisni, kërkoni ndihmë të specializuar. Nuk është turp. Sepse depresioni vret!”-është shprehur Lala.
Lini një Përgjigje