TAGS-AT E JAVËS

Kronike20 Mars 2023, 09:41

Urdhër-arresti ndaj Putin, Kina akuza Hagës: Po përdorni standarde të dyfishta!

Shkruar nga Pamfleti
Urdhër-arresti ndaj Putin, Kina akuza Hagës: Po përdorni

Pekini zyrtar ka reaguar për vendimin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare në Hagë, e cila disa ditë më parë lëshoi një urdhër-arresti për presidentin rus Vladimir Putin. Siç raportojnë mediat e huaja, sipas Kinës GJNP duhet të mbajë një pozicion të drejtë, ndërsa u ka kërkuar gjyqtarëve të mos zbatojnë standarde të dyfishta. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme deklaroi se Kina do të vazhdojë të marrë një rol objektiv dhe të drejtë në krizën e Ukrainës dhe të luajë një rol konstruktiv në bisedimet e paqes.

Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC) ka lëshuar urdhër-arrest për presidentin Vladimir Putin dhe komisioneren e presidentit rus për të drejtat e fëmijëve, Maria Alekseevna Lvova-Belova. Një urdhër-arresti mund të parandalojë largimin e presidentit rus nga Rusia, pasi duhet të përballet me akuzat për dënimin e fëmijëve ukrainas drejt Rusisë.

Presidenti Xi Jinping pritet të mbërrijë sot në një vizitë zyrtare tre ditore në Moskë ndërsa pritet të takojë homologun e tij rus, Putin. Me thirrjet për siguri kolektive ai është shprehur prej ditësh se qëllimi i vizitës është se asnjë vend nuk mund të diktojë rendin botëror.

urdhër-arresti ndaj putin kina

Lini një Përgjigje