TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Mars 2023, 22:58

Aksident i rëndë në aksin "Patos-Fier", përplasen dy automjete; humb jetën efektivi i policisë

Shkruar nga Pamfleti
Aksident i rëndë në aksin "Patos-Fier", përplasen
Foto ilustruese

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor "Patos-Fier", ku për pasojë një punonjës policie ka ndërruar jetë.

Agron Saba, 58 vjeç, i cili shërbente në Stacionin e Policisë Patos.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 21:35, në aksin rrugor "Patos-Fier" dhe viktima mësohet të jetë Agron Saba, 58 vjeç, i cili shërbente në Stacionin e Policisë Patos.

Nga informacione paraprake mësohet se efektivi Shaba ka qenë duke drejtuar mjetin tip ‘Opel;’ kur ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një mjet tip ‘Benz’, i cili drejtohej nga një 27 vjeçare.

Efektivi nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra dhe për pasojë ka ndërruar jetë. Ndërkohë që grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

aksident fier

Lini një Përgjigje