TAGS-AT E JAVËS

Kronike12 Korrik 2024, 13:07

"Ule zërin e televizorit"/ Publikohet fotoja e autorit të vrasjes horror në Tropojë, si nisi konflikti

Shkruar nga Pamfleti

"Ule zërin e televizorit"/ Publikohet fotoja e autorit të

Ditën e sotme është publikuar fotoja e autorit të krimit në Tropojë ku mbeti viktimë një 24 vjeçar dhe u plagosën rëndë disa të tjerë.

Autori I  ngjarjes që është identifikuar nga policia si shtetasi Sajmir Sadik Gjini.

Mësohet se viktimë ka mbetur shtetasi Adrian Kuka (Pepkolaj), ndërsa të plagosur rëndë shtetasit Shkëlzen Kuka dhe Valmir Kuka (Pepkolaj).

Mësohet se konflikti ka qenë i mbartur mes autorit dhe njërit nga të plagosurit, Valmirit.

Autori i ngjarjes, sapo ka pikasur në lokal tre të rinjtë, është futur brenda lokalit. Fillimisht ka kërkuar t’i ulin zërin televizorit të lokalit për të provokuar konfliktin. E pikërisht këtu ka nisur edhe sherri.

Ndërsa dyshohet se autori nuk ka qenë vetëm, por i shoqëruar edhe me persona të tjerë që kanë marrë pjesë në ngjarje.

Lini një Përgjigje