TAGS-AT E JAVËS

Kronike12 Korrik 2024, 12:00

Fshehën 9 kg heroinë në një fuçi plastike, arrestohet në Greqi 36-vjeçari shqiptar dhe kunata e tij (Fotot)

Shkruar nga Pamfleti
Fshehën 9 kg heroinë në një fuçi plastike, arrestohet
Heronia e sekuestruar

Policia greke ka vënë në pranga një 36-vjeçar nga Shqipëria, si dhe motrën e partneres së tij, po ashtu shqiptare.

Dy të arrestuarit akuzohen se kanë fshehur në një fuci 9 kilogramë heroinë.

Siç rezultoi nga hetimet e policisë, 36-vjeçari posedonte, ruante dhe trafikonte sasi të mëdha heroine , duke përdorur si “magazinë” një apartament në zonën e hyrjes perëndimore të Selanikut.

Në një kontroll të kryer në këtë banesë, u gjetën të fshehura në një dollap një fuçi dhe një kuti me 18 pako heroinë, me peshë totale 9 kg e 12 gram. Në posedim të të arrestuarve, si dhe në banesën e 36-vjeçarit, me banim të paligjshëm në vend, u gjetën dhe u sekuestruan dy peshore elektronike precize, shirita paketimi ngjitës dhe celularët e tyre.

Fshehën 9 kg heroinë në një fuçi plastike, arrestohetFshehën 9 kg heroinë në një fuçi plastike, arrestohet

 

 

 

arrestohet në greqi 36-vjeçari

Lini një Përgjigje