TAGS-AT E JAVËS

Kronike12 Korrik 2024, 09:23

“Më vodhën makinën"/ Bëri kallëzim të rremë për të përfituar kompensimin 60 mijë euro, e pëson 27-vjeçari në Vlorë

Shkruar nga Pamfleti

“Më vodhën makinën"/ Bëri kallëzim të

Një 27-vjeçar në Vlorë është proceduar, për shkak se bëri kallëzim të rremë se i kishin vjedhur makinën. Policia njofton se qëllimi i 27-vjeçarit ishte për të përfituar kompensimin me vlerë 60 000 euro.

Automjeti u gjet i fshehur në një garazh në Tiranë.

"Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Vlorë, menjëherë pas marrjes së kallëzimit nga shtetasi K. Ç., banues në Itali, se në Zvërnec i kishin vjedhur automjetin e tij tip “Range Rover” me targa italiane, me vlerë 60 000 euro, organizuan punën për zbardhjen e këtij rasti.

Nga veprimet hetimore, bazuar dhe në pamjet filmike të siguruara, rezultoi se shtetasi K. Ç. kishte bërë kallëzim të rremë për vjedhjen e automjetit të tij, me qëllim përfitimin e kompensimit me vlerën 60 000 euro, nga kompania e siguracionit të automjetit.

Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. Ç., 27 vjeç, banues në Itali.

Si rezultat i kontrolleve të kryera në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 4, u gjet i fshehur në një garazh në Tiranë, automjeti tip “Range Rover”, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.", njofton policia.

Lini një Përgjigje