TAGS-AT E JAVËS

Kronike11 Korrik 2024, 18:00

Ngjarje e rëndë në Tropojë, 40-vjeçari plagos tre persona; policia në ndjekje të tij!

Shkruar nga Pamfleti

Ngjarje e rëndë në Tropojë, 40-vjeçari plagos tre

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në fshatin Dushaj, Tropojë, ku një 40-vjeçar ka plagosur 3 persona me mjete të forta dhe prerëse.

Sipas informacioneve mësohet se sherri ka nisur për motive të dobëta, ndërkohë që 3 të plagosurit ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Ndërsa polica ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për kapjen e autorit dhe personave të tjerë që mund të jenë përfshirë në ngjarje.

Rreth orës 17:05 , në një lokal në fshatin Rajë, Fierzë, dyshohet se shtetasi S. S., 40 vjeç, banues në fshatin Dushaj, Tropojë, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjete të forta dhe të mprehtë shtetasit Sh. K., A. P., dhe V. P., të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Në drejtim të Tropojës janë nisur forcat operacionale të DVP Kukës dhe specialistët e Hetimit të Krimeve, për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorit.

Ndërkohë, grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti, dhe shoqërimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje”, njofton policia.

Lini një Përgjigje