TAGS-AT E JAVËS

Kronike11 Korrik 2024, 17:41

Prokurorët italianë ngrenë alarmin: Mafiozët shqiptarë nuk janë më “spaçatorë”, po drejtojnë trafikun ndërkombëtar të drogës!

Shkruar nga Pamfleti
Prokurorët italianë ngrenë alarmin: Mafiozët shqiptarë
Francesco Lo Voi djathtas dhe Ilaria Calò majtas

Autoritetet titaliane vijojnë të flasin për një forcim të grupeve kriminale shqiptare...

Krerët e prokurorisë italiane vijojnë të japin alarmin mbi fuqizimin e mafies shqiptare. Grupet kriminale të drejtuara nga shqiptarë, duket se kanë filluar të bëjnë ligjin në Itali dhe për këtë arsye, autoritet kanë kërkuar të merren masa.

Gjatë raportimit në komisionin parlamentar antimafia, kryeprokurori i Romës, Francesco Lo Voi dhe zëvendësja e tij Ilaria Calò, trajtuan problematikat me të cilat përballen autoritet italiane, në luftën e gjatë me mafien.

Prokurorja Calò tha se vëmendje maksimale duhet t'i kushtohet edhe krimit të huaj, atij shqiptar dhe kinez, kryesisht në aktivitetin e tyre për pastrimin e parave dhe trafikun e drogës.

Ilaria Calò tha se shqiptarët nuk janë më si dikur. Sipas saj, në fillimet e tyre ata ishin thjesht çirakë të mafies italine, por tani janë ata që bëjnë ndërmjetësin me grupet ndërkombëtare.

Vitin e kaluar, në lagjen Esquilino u identifikuan disa biznese në dukje të pastra që në fakt shërbenin për të transferuar shuma të mëdha parash jashtë vendit, por pa i kaluar paratë në kufi. Në dekadën e fundit, grupet që kanë marrë vëmendjen në territorin tonë janë shqiptarë. Ata individë që dhjetë vjet më parë i gjetëm si furnizues droge, në Aprilia, Tor Bella Monca dhe Ponte Milvio, kanë evoluar dhe tani i gjejmë si ndërmjetës ndërkombëtarë”, tha ajo.

Ndërsa kryeprokurori Francesco Lo Voi theksoi se në hetime janë gjetur lidhje mes kriminelëve të pastër dhe kriminelëve “politikë”. Sipas tij marrëdhënia midis krimit romak dhe disa qarqeve politike po bëhet gjithnjë e më e ngushtë.

Më herët ka qenë prokurori Nicola Gratteri, që ka deklaruar se mafia shqiptare është mafia e dytë më e fuqishme në Europë pas asaj italiane sa i takon tregut të drogës.

Ai tha se sa mafia shqiptare ekziston pasi kur një organizatë kriminale arrin të kontrollojë territore e të nxisë frikë në opinionin publik, atëherë nuk janë thjesht një grup njerëzish të implikuar në krime, por mafie.

Mafia shqiptare është mafia e dytë pas asaj italiane sa i takon tregut të drogës. Ajo është në bashkëpunim të ngushtë me Ndraghetën. Ka një organizatë kriminale dhe një organizatë që organizon një dërgesë droge ose kryen një seri grabitjesh. Por në momentin kur ajo bëhet e strukturuar, domethënëse dhe e qëndrueshme në territor, nuk mund të flitet më për organizata kriminale por për mafie. Pra kur një organizatë arrin të kontrollojë territorin e të nxisë frikë në opinionin publik, kemi të bëjmë me mafian”, tha prokurori italian. /Pamfleti

Lini një Përgjigje