TAGS-AT E JAVËS

Kronike 6 Shtator 2024, 16:06

U shpëtoi 100 plumbave në 2019 dhe më pas u arratis në Dubai; kush është Marklen Haka, i “forti” i Niklës që u arrestua sot nga policia!

Shkruar nga Pamfleti

U shpëtoi 100 plumbave në 2019 dhe më pas u arratis në

Ditën e sotme pas një aksioni “Blic”, policia ka arrestuar 33-vjeçarin Marklen Haka, i njohur si anëtar i Bandës së Niklës. 

Marklen Haka nuk është një emër i panjohur për Policinë e Shtetit. Ai është konsideruar si anëtar i bandës së Niklës, është i përfshirë në një sërë ngjarjesh kriminale. Haka i ka mbijetuar disa atentateve.

Ai i shpëtoi edhe një atentati në vitin 2019, ku mbeti e vrarë halla e tij, 50- vjeçarja Shpresa Basha, e cila mbrojti nipin me trupin e saj. Ndaj të riut u qëllua me 100 plumba, ndërsa Haka kishte vetëm dy muaj që ishte liruar nga burgu.

Mariglen Haka ka përfunduar për herë të parë në pranga kur ishte 20 vjeç, i dyshuar për një vepër të rëndë penale, atë të vrasjes.

Ai u arrestua më 29 qershor të vitit 2011, i dyshuar nga Prokuroria e Tiranës si autori i vrasjes së biznesmenit N.Z, mbrëmjen e 13 qershorit të po atij viti, në një nga baret tek ish-Blloku në kryeqytet.

I shoqëruar pas ngjarjes, i arrestuari Mariglen Haka ka mohuar vrasjen dhe ka pohuar se nuk ka qenë në Tiranë ditën e ngjarjes. Megjithatë, Haka u la i lirë pas disa muajsh, pasi nuk u arrit t’i faktohej vepra penale, për të cilën ishte arrestuar.

Më 12 shtator të vitit 2018, Mariglen Haka u arrestua bashkë me të atin e dy persona të tjerë, në operacion e bujshëm, gjatë të cilit forcat speciale rrethuan Niklën dhe disa fshatra të tjera të Krujës, duke shoqëruar dhjetëra persona, por që arriti të gjente vetëm disa armë pa leje. Në lidhje me këtë arrestim, Haka u dënua me 1 vit heqje lirie.

Me një vendim të datës 9 prill 2019, Gjykata e Krujës e dënoi Hakën me 1 vit e gjysmë burg, por me gjykim të shkurtuar ai u dënua përfundimisht me 1 vit heqje lirie. Dënim që e përfundoi në korrik të 2019.

Haka gjithashtu ka dalë në përgjimet e Aplikacionit Sky ECC të cilat u dekriptuan nga SPAK. Nga bisedat e zbardhura në aplikacionin Sky ECC zbulohet se pavarësisht miqësive që kishte me Valter dhe Durim Bamin, Marklen Haka furnizonte me informacione kundërshtarët e vëllezërve Bami, që kishin ti eleminonin këta të fundit.

Ai u arrestua pak muaj më parë në Dubai, por më pas u la i lirë. Haka ishte në kërkim për dosjen “Revanshi” nga SPAK dhe akuzohet për vrasje e mbetur në tentativë ndaj Durim Bamit, pjesëmarrje në grup kriminal dhe armëmbajtje pa leje”.

Lini një Përgjigje