TAGS-AT E JAVËS

Kronike15 Dhjetor 2025, 17:11

U shkrumbua brenda makinës në Llogara, viktima 35-vjeç; dyshohet se ka qenë ish-efektiv policie

Shkruar nga Pamfleti
U shkrumbua brenda makinës në Llogara, viktima 35-vjeç;
Pamje nga vendi i ngjarjes

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Llogara në Vlorë, ku një person u gjet i vdekur brenda një makine që ishte përfshirë nga flakët.

Raportohet se brenda automjetit nuk janë gjetur as armë dhe as gëzhoja, që mund të vërtetonin kryerjen e një vrasje.

Mësohet se pistat e hetimit aktualisht janë vetëvrasja dhe vrasja. Dyshohet se personi që humbi jetën ka qenë ish-efektiv policie.

Viktima dyshohet se është 35 vjeç nga Berati, ndërsa targa e automjetit tip “BMW” është “AA 169 YX”.

Policia ka verifikuar kamerat e sigurisë në bizneset aty pranë dhe është parë se ka qenë i vetëm kur ka hyrë në Llogora. Ka qenë një banor i zonës ai që ka njoftuar policinë se një makinë po digjej.

Gjithashtu, dyshohet se 35-vjeçari ka spërkatur mjetin me benzinë dhe është futur brenda tij, teksa është shkrumbuar nga flakët. Pritet që kjo pistë të konfirmohet ose jo nga policia.

 

Lini një Përgjigje