
Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Tiranë, ku një 66-vjeçar është rrëzuar nga skela e një ndërtese ku po punonte.
66-vjeçari është rrëzuar aksidentalisht dhe si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në vend. Ndërkohë që mësohet se policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rastit.
Ky nuk është rasti i parë që mungesa e kushteve të sigurisë në kushtet e punës i merr jetën punëtorëve të ndërtimit. Raste të tilla janë regjistruar gjatë gjithë vitit, por kontrollet për kushtet e sigurisë nga ana e shtetit duket se vijojnë të jenë inekzistente.
“Tiranë, u rrëzua nga skela teksa po punonte në një ndërtesë, ndërron jetë 66-vjeçari.
'Më datë 06.09.2024, në rrugën "Bardhok Biba", dyshohet se, aksidentalisht duke punuar, është rrëzuar nga skela e një objekti në ndërtim e sipër, shtetasi V. B., 66 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton polica.
Lini një Përgjigje