TAGS-AT E JAVËS

Kronike 6 Shtator 2024, 17:20

Sherr me thika në lokal, plagoset një person në Roskovec

Shkruar nga Pamfleti

Sherr me thika në lokal, plagoset një person në Roskovec

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Roskovec, ku një person është plagosur me thikë në një lokal. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Luar të Fierit.

Mësohet se një konflikt nga ndodhur në ambientet e brendshme të lokal, ndërsa sherri ka degraduar në përdorimin e armëve të ftohta.

Sipas policisë, një 15-vjeçar është arrestuar pasi ka plagosur me thikë 39-vjeçarin me inicialet G.GJ. 

"Plagosi me mjet prerës (thikë) një shtetas, Policia kap dhe shoqëron menjëherë pas ngjarjes, autorin e dyshuar.

Rreth orës 16:30, në Roskovec, dyshohet se pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, 1 shtetas i mitur, 15 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin G. Gj., rreth 39 vjeç.

Nga ndërhyrja e menjëhershme e shërbimeve të Policisë, është bërë e mundur kapja dhe shoqërimi në Komisariat, i shtetasit 15-vjeçar, me të cilin po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Ndërkaq, i dëmtuari është transportuar në spitalin e Fierit, ku po merr ndihmë mjekësore. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Sipas policisë, i plagosuri është transportuar menjëherë drejt spitalit për ndihmë mjekësore. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes apo identitetet e tyre. Teksa pritet që të zbardhen detaje, policia ka shkuar në vendin e ngjarjes me një grup të posaçëm hetimor që ka nisur hetimin", njoftoi policia.

Lini një Përgjigje