TAGS-AT E JAVËS

Kronike 6 Shtator 2024, 16:32

I rrethuar nga forcat ‘RENEA’ dhe me duart pas shpine, momenti kur Marklen Haka shoqërohet në Drejtorinë e Policisë së Tiranës! (Foto/video)

Shkruar nga Pamfleti

I rrethuar nga forcat ‘RENEA’ dhe me duart pas shpine, momenti kur

I shumëkërkuari Marklen Haka është arrestuar pasi ishte në kërkim nga SPAK, në kuadër të operacionit ‘Revansh’.

Ndërkohë që janë publikuar pamjet e momentit të shoqërimit të tij në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Në foton dhe videon e publikuar të arrestimit, Markleni duket i rrethuar nga forcat RENEA.

Mësohet se ai është arrestuar në Nikël të Krujës, ndërsa kujtojmë që Marklen Haka është pjesë e “Bandës së Niklës”, ku në shtator të 2019 i shpëtoi një atentati, ku mbeti e vdekur halla e tij.

Më tej ai u përball edhe me një atentat tjetër në 2022 ku mbeti i plagosur. Haka akuzohet për tentativë vrasje, grup kriminal e armëmbajtje pa leje.

 

Lini një Përgjigje