
Një konflikt ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Sarandë, ku një 36-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë.
Policia bën me dije se i plagosur ka mbetur Leonard Poçi, 36-vjeç, ndërsa autori i cili tashmë është arrestuar është 30-vjeçari Dhimitri Terrolli, një emër i njohur për policinë.
Mësohet se Poçi është përdorues lëndësh narkotike dhe me precedent penale për vjedhje.
Më 1 mars të vitit 2023, Poçi u arrestua pasi iu gjet një sasi të vogël “cannabis sativa”.
Në maj të vitit 2021, ai u vu në pranga për vjedhjen në bashkëpunim të një automjeti në Sarandë.
Gjithashtu, 36-vjeçari u arrestua në qershor të vitit 2017 pasi vodhi një celular, ndërsa në qershor të vitit 2015, vodhi sende në dy automjete dhe celularin e një avokati në Sarandë.
Lini një Përgjigje