TAGS-AT E JAVËS

Kronike 1 Shtator 2025, 10:11

U kapën me kanabis në çantë, pranga dy të rinjve në Kamëz

Shkruar nga Pamfleti

U kapën me kanabis në çantë, pranga dy të rinjve

Dy të rinj janë arrestuar nga policia në Kamëz pasi u kapën me një çantë plot me kanabis.

Në pranga kanë rënë dy shtetas, Elson Çali 18 vjeç dhe Ardian Nika, 26 vjeç, të cilët u kapën në flagrancë në fshatin Zall Mner, teksa transportonin një çantë me rreth 675 gramë lëndë narkotike të llojit cannabis sativa.

Sipas policisë, ata do ta dërgonin në kryeqytet ndërsa dyshohet se do të shpërndahej në doza. 

"U kapën në flagrancë me një çantë me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, që po e transportonin me qëllim shitjen në Tiranë, vihen në pranga 2 shtetas.

Sekuestrohet çanta me lëndë narkotike.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, bazuar në informacionet e siguruara se dy shtetas do të transportonin një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, me qëllim shitjen, kanë organizuar operacionin policor të koduar “The bag”.

Si rezultat i operacionit u arrestuan shtetasit E. Ç., 18 vjeç dhe A. N., 26 vjeç.

Këta shtetas janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në fshatin Zall Mner, me një çantë me rreth 675 gramë lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, që dyshohet se po e transportonin në Tiranë, me qëllim shitjen.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme", njoftoi policia.

U kapën me kanabis në çantë, pranga dy të rinjve

Lini një Përgjigje