TAGS-AT E JAVËS

Kronike 1 Shtator 2025, 09:56

Detaje nga operacioni në Greqi, si oficerët futën në kurth trafikantët e drogës duke punuar në restorant

Shkruar nga Pamfleti

Detaje nga operacioni në Greqi, si oficerët futën në kurth

Zbardhen detaje nga goditja e organizatës kriminale në Greqi. Anëtarët e saj dyshohet se janë të përfshirë në trafik droge, zhvatje dhe pastrim parash.

Deri më tani janë arrestuar më shumë se 15 persona, ku mes të arrestuarve janë figura të njohura në komunitetin vendas, biznesmenë dhe persona të njohur për publikun. 

Bëhet me dije se dy oficerë policie, të cilët shkuan në Kretë për të punuar në një restorant, ishin ‘Kali i Trojës i Sigurisë’ së Hanias, me qëllim që të infiltroheshin në organizatën kriminale, të bëheshin pjesë dhe ta shpërbënin plotësisht.

Hetimi i Sigurisë së Hanias filloi shkurtin e kaluar, por qershori ishte muaji vendimtar, ku dy oficerë policie zgjodhën të linin uniformat e tyre dhe të “bëheshin anëtarë të organizatës kriminale”. Kjo histori mund të ishte lehtësisht një skenar tjetër filmi, por është absolutisht e vërtetë dhe tregon qartë se sa thellë kishte depërtuar Policia Greke në organizatë.

E gjithë kjo ndodhi pas “dritës jeshile” të dhënë nga Prokuroria e Hanias, në mënyrë që për herë të parë në Kretë, oficerët e policisë të mund të infiltroheshin në banda. Oficeri gjyqësor ishte plotësisht i informuar për ecurinë e hetimit në çdo kohë dhe kishte njohuri të qarta për të gjithë ata që ishin të përfshirë.

Oficerët e policisë shkuan në Kretë në qershor dhe filluan të punonin në një restorant, ku ngadalë filluan të binin në kontakt me njerëzit, që kolegët e tyre nga Policia e Hanias u kishin treguar.

Ata arritën të fitonin në mënyrë metodike dhe inteligjente besimin absolut të këtyre individëve, të cilët, duke ndjerë se po flisnin me njerëzit e tyre, thanë shumë gjëra nga punët e bandës, pa e ditur se të gjitha përfunduan në Policinë e Hanias.

Brenda pak javësh, dy oficerët e policisë, të cilët nuk kishin shkelur kurrë në selinë e policisë së Hanias, arritën të identifikonin nga anëtari i parë deri te i fundit i organizatës kriminale, duke mbledhur informacione jetësore rreth atyre që ishin të përfshirë. Informimet u mbajtën në një rreth shumë të ngushtë oficerësh policie, në zona të shkreta, natën, duke i dhënë çështjes një dimension spiunazhi.

Kontributi i dy oficerëve të policisë, të cilët ‘u shfaqën në Kretë për të punuar për një sezon’, ishte me rëndësi vendimtar. Në të njëjtën kohë, bastisjet e Policisë Helenike nuk u ndalën as natën, pasi një operacion u krye në katër qeli në burgun Agia, ku mbaheshin anëtarë të organizatës, me qëllim gjetjen e pajisjeve telefonike që ata kishin në dispozicion.

Lini një Përgjigje