Dy shqiptarë janë arrestuar në Igumenicë të Greqisë, pasi janë kapur duke trafikuar drogë.
Mësohet se policia greke gjeti në makinën e tyre me targa shqiptare 46 pako me kanabis të papërpunuar, të fshehura në bagazh dhe sediljet e pasme, me një peshë totale 47 kg e 550 gr.
Gjatë kontrollit u sekuestruan gjithashtu automjeti dhe një shumë prej 550 eurosh. Të arrestuarit do të paraqiten para Prokurorisë së Shkallës së Parë të Thesprotisë.
Ende nuk dihen identitetet e dy shqiptarëve të arrestuar, ndërsa policia fqinje po punon për të zbardhur të tjerë anëtarë të grupit kriminal.
Lini një Përgjigje