TAGS-AT E JAVËS

Kronike30 Nëntor 2025, 14:28

Kanosi me armë zjarri bashkëshorten, arrestohet 49-vjeçari në Fier

Shkruar nga Pamfleti

Kanosi me armë zjarri bashkëshorten, arrestohet 49-vjeçari

Një 49-vjeçar u arrestua ditën e diel nga policia në Fier, pasi kanosi me armë zjarri bashkëshortenm e tij. I arrestuari është identifikuar si I.B, 49 vjeç banues në Fier.

Gjatë kontrollit të banesës, 49-vjeçarit iu gjetën dhe sekuestruan një sasi fishekësh luftarak. Policia ka shoqëruar të arrestuarin drejt ambienteve të komisariatit, ndërsa po heton më shumë mbi rastin.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisatiatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin I. B., 49 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka kanosur me armën e gjahut në pronësi të babait, bashkëshorten e tij. Gjatë kontrollit të banesës, 49-vjeçarit iu gjetën dhe sekuestruan një sasi fishekësh luftarak. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme. ”, njoftoi sot policia.

Lini një Përgjigje