TAGS-AT E JAVËS

Kronike 1 Korrik 2025, 10:23

U kapën me 1.2 kg kokainë, dy 27-vjeçarët që furnizonin spaçatorët nën vëzhgim prej tre muajsh 

Shkruar nga Pamfleti
U kapën me 1.2 kg kokainë, dy 27-vjeçarët që
Braild Aga dhe Ronaldo Spahiu

Të tjera detaje janë zbuluar nga operacioni i policisë I koduar ‘furnitorët’, që coi në pranga dy të rinj në Tiranë për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Mësohet se agjentët e antidrogës kishin mbi 3 muaj që mbanin në vëzhgim dy të rinjtë të cilët ishin edhe me rol furnizues.

Bazën e kishin në Pezë të Tiranës, aty ku e përgatisnin lëndën narkotike, kanabis dhe kokainë, e ndanin në doza dhe e shpërndanin nëpër grupe në zona të ndryshme të Tiranës, si Kombinat, Selitë, Tiranë e re, Bllok e zona të tjera.

Të arrestuarit janë Roland Spahiu dhe Braild Aga të cilën u kapën në flagrancë, teksa lëviznin me automjet, në aksin rrugor “Ura e Beshirit – Pezë”.

 

Lini një Përgjigje