TAGS-AT E JAVËS

Kronike 1 Korrik 2025, 09:56

Furnizonin me drogë spaçatorët, kapen me 1.2 kg drogë dy persona në Tiranë 

Shkruar nga Pamfleti

Furnizonin me drogë spaçatorët, kapen me 1.2 kg drogë

Dy persona kanë rënë në prangat e Policisë në kryeqytet, pasi u kapën me mbi 1.2 kilogramë kokainë që dyshohet se do të shpërndahej në doza në zona të ndryshme të Tiranës.

Në pranga ra Braild Aga dhe Ronaldo Spahiu, të dy 27 vjeç.

Operacioni i koduar “Furnitorët”, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve pas një hetimi tremujor në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, çoi në arrestimin e dy 27-vjeçarëve, të cilët u ndaluan në zonën e “Urës së Beshirit – Pezë”. Gjatë kontrollit të automjetit dhe banesave të tyre, policia sekuestroi lëndën narkotike, një automjet dhe dy celularë.

"Finalizohet operacioni policor, antidrogë, i koduar “Furnitorët”.

Operacioni, në vazhdën e aksioneve të Policisë së Tiranës, kundër shitjes në doza/sasi të lëndëve narkotike.

Siguronin lëndë narkotike Kokainë, e cila iu jepej shtetasve të tjerë, për ta ndarë dhe shitur në doza në Tiranë të Re, Kombinat dhe Selitë, arrestohen në flagrancë 2 shtetas.

Gjatë kontolleve, iu gjetën në total 1 kg e 234 gramë lëndë narkotike Kokainë.

Si rezultat i një hetimi tremujor, të ndjekur me metoda proaktive, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, në vijim të operacioneve policore kundër veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve finalizoi operacionin “Furnitorët”.

Në kuadër të tij, u kapën në flagrancë, teksa lëviznin me automjet, në aksin rrugor “Ura e Beshirit – Pezë”, dhe u vunë në pranga shtetasit B. A., 27 vjeç dhe R. S., 27 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Gjatë kontrolleve fizike, në automjet dhe në banesa, atyre iu gjetën në total 1 kg e 234 gramë lëndë narkotike Kokainë, që dyshohet se do t’iu jepej shtetasve të tjerë, me qëllim shpërndarjen në doza në zonat “Tiranë e Re”, “Kombinat” dhe në Selitë.

Vijojnë hetimet për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të të gjithë shtetasve të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Lënda narkotike u sekuestrua së bashku me automjetin dhe 2 celularët e të arrestuarve.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme", njofton policia. 

Lini një Përgjigje