
Një i ri shqiptar është dënuar me burg nga një gjykatë britanike, pasi u kap në një ‘shtëpi bari’. Bëhet fjalë për Enriko Allkushi, 23-vjeç, i cili u gjet i fshehur në papafingon e një ish-parukerie në Bucknall New Road, Hanley.
Mediat britanike shkruajnë se policia ishte thirrur në orën 02:00 të mëngjesit të 21 tetorit pas raportimeve për një thyerje. Ata gjetën bimët dhe pajisjet e rritjes në dy nga dhomat e gjumit. Allkushi tha se ai ishte dërguar atje nga dy shqiptarë që iu afruan në Londër. 23-vjeçari u deklarua fajtor për kultivimin e një droge të klasit B.
Sipas autoriteteteve, shqiptari do të deportohet në vendlindje.
Duke lënë në burg të pandehurin për 14 muaj, gjyqtari tha se kjo është një situatë që e shohim shumë shpesh në këtë gjykatë.
“Droga shkatërron jetën. Si në shumë raste, ju ndodheni në këtë vend në mënyrë të paligjshme, prandaj nuk keni mjete të ligjshme për të fituar të ardhura, kështu që keni shfrytëzuar një mundësi të ofruar për të marrë të ardhura të cilat e dinit se ishin kundër ligjit”, tha gjyqtari.
Lini një Përgjigje