
Një 39-vjeçar është arrestuar nga policia pasi u kap në Rinas me 19.4 kg lëndë narkotike kanabis.
Ai u kap me 1 valixhe, ku në 6 pako kishte ndarë lëndën narkotike me përqindje të lartë THC. I riu po udhëtonte nga Tajlanda drejt Shqipërisë me qëllim shitjen e drogës në vendin tonë.
“Policia po vijon hetimet për të identifikuar nëse ka persona të përshirë në këtë rast të trafikut të drogës me përmbajtje të lartë të TCH.
Finalizohet operacioni policor antidrogë i koduar “Pako 6”, kundër trafikimit të lëndëve narkotike.
Operacioni nga Drejtoria për Hetimin e Narkotikëve në Departamentin e Policisë Kriminale në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë dhe Komisariatin e Policisë Rinas, nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës.
Solli nga Tajlanda në PKK Rinas, 1 valixhe me 19.4 kg Cannabis me përqindje të lartë THC, me qëllim shitjen në Shqipëri, arrestohet në flagrancë 39-vjeçari.
Sekuestrohet lënda narkotike.
Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga Policia e Tiranës, me objektiv goditjen e rasteve të trafikimit të lëndës narkotike Cannabis Sativa me përqindje të lartë THC, për shitje në Shqipëri, është goditur një tjetër rast i tentativës për futje të lëndës narkotike me përqindje të lartë të lartë THC
Pas informacioneve të siguruara nga Drejtoria për Hetimin e Narkotikëve në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit dhe regjistrimit të procedimit penal në Prokurorinë e Tiranës, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Tiranë në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rinas, dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, në kuadër të këtij procedimi proaktiv, finalizoi operacionin policor antidrogë të koduar “Pako 6”.
Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi Dh. Sh.,39 vjeç, banues në fshatin Kras, Tepelenë.
39-vjeçari që udhëtonte nga Tajlanda në Shqipëri, kishte me vete një valixhe me 19 kg e 400 g lëndë narkotike Cannabis Sativa me përqindje të lartë THC, e cila iu sekuestrua me cilësinë e provës materiale”, njoftoi policia.
Lini një Përgjigje