
Një 35-vjeçar është arrestuar në pikën kufitare të Morinës, Kukës, pasi tentoi të trafikonte në territorin shqiptar dy pako me lëndë narkotike të dyshuar si kanabis.
I arrestuari Petrit Gashi, banues në Fier, po udhëtonte me një automjet tip “Audi” në hyrje të Republikës së Shqipërisë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, policia zbuloi dy pakot e fshehura me lëndë narkotike kanabis, me peshë totale 2 kilogramë e 227 gramë.
Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin. Policia Kufitare vijon kontrollet, me fokus parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare, përfshirë trafikun e lëndëve narkotike.
Lini një Përgjigje