
Një 40-vjeçar është paraqitur në spital mëngjesin e sotëm pasi është plagosur me armë zjarri.
Sipas policisë, ngjarja dyshohet se ka ndodhur brenda banesës së tij në Marikaj, Vorë ndërsa është plagosur në këmbë.
40-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërkohë që është sekuestruar pushka, të cilën e posedonte pa leje. Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.
“Më datë 26.05.2025, rreth orës 03:30, është paraqitur në spital për mjekim shtetasi E. A., 40 vjeç, pasi dyshohet se brenda në banesën e tij në Marikaj, është plagosur me armë zjarri në këmbë. 40-vjeçari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një armë zjarri pushkë, të cilën 40-vjeçari e posedonte pa leje. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë e rrethanave të rastit”, njoftoi policia.
Lini një Përgjigje