TAGS-AT E JAVËS

Kronike25 Maj 2025, 22:03

48-vjeçari paraqitet në spital i plagosur, dyshohet se qëlloi veten gjatë pastrimit të armës

Shkruar nga Pamfleti

48-vjeçari paraqitet në spital i plagosur, dyshohet se qëlloi

Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri, mbrëmjen e sotme në Tiranë.

Sipas policisë, një 48-vjeçar është paraqitur në spital me një plagë në këmbë, sipas tij të shkaktuar aksidentalisht nga pistoleta që po pastronte.

Policia njoftoi gjithashtu se arma që posedonte 48-vjeçari, banues në Fresk, ishte me leje ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Më datë 25.05.2025, rreth orës 21:20, është paraqitur për mjekim në spital i plagosur me armë zjarri shtetasi A.K, 48 vjeç, banues në Fresk, i cili ka deklaruar se duke pastruar armën e zjarrit, pistoletë, të cilën e posedon me leje, aksidentalisht është plagosur në këmbë, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

 

Lini një Përgjigje