TAGS-AT E JAVËS

Kronike25 Maj 2025, 17:55

Sulmuan me sëpatë 58-vjeçarin, arrestohet edhe autori i dytë i ngjarjes në Fier; u kap teksa po tentonte të ikte në Greqi

Shkruar nga Pamfleti

Sulmuan me sëpatë 58-vjeçarin, arrestohet edhe autori i

Policia e Fierit ka vënë në pranga edhe autorin e dytë të ngjarjes që tronditi fshatin Shtyllas, ku një 58-vjeçar u qëllua me sëpatë. Protagonistë ishin babë e bir Pashuk dhe Ndue Plauca.

Pashuk Paluca u arrestua pas ngjarjes, ndërsa i biri u arratis dhe ka tentuar të largohet drejt Greqisë. Policia arrit të bjerë në gjurmët e tij dhe e arrestoi kur po hipte në një autobus në Konispol.

Pas disa orë kërkimesh të pandërprera, shërbimet e Komisariatit dhe të  Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, kanë marrë informacion se autori po largohej në drejtim të Sarandës.

Forcat operacionale të Komisariatit të Policisë Fier  janë vënë në ndjekje të tij dhe në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Sarandë bënë të mundur kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim N. P., 40 vjeç, në momentin që do hipte në autobusin e Konispolit, me qëllim që të  largohej për në Greqi.

Në vijim të veprimeve procedurale u bë ndalimi i këtij shtetasi për veprën penale "Vrasja me paramendim", e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë”, tha policia.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatë së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier.

 

58-vjeçari Llesh Marku ka marrë disa plagë në kokë dhe shpatull, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spitalin e Fierit. Sipas burimeve policore, djemtë e dy familjeve Paluca dhe Marku janë konfliktuar dy javë më parë për motive të dobëta, sherr që ka vazhduar edhe paraditen e së shtunës.

 

Lini një Përgjigje