
Një 33-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi akuzohet për posedim të lëndëve narkotike me qëllim shitjen e tyre.
Arrestimi ndodhi në Cinquemiglia, Città di Castello, ku gjatë një kontrolli rutinë, oficerët vunë re një shkëmbim të dyshimtë midis dy shoferëve. Ndërhyrja e policisë, ndaloi shitjen e drogë dhe oficerët identifikuan personat e përfshirë.
Hetimi zbuloi se brenda paketës që shkëmbyen kishte 1.2 g kokainë, e cila sapo ishte shitur nga 33-vjeçari te një 44-vjeçar vendas.
Gjatë kontrolleve në banesën e shqiptarit, policia gjeti një peshore precize, materiale paketimi dhe afërsisht 21,000 euro në para të gatshme, një shumë që nuk ishte në gjendje ta shpjegonte.
Të gjitha materialet, së bashku me paratë e gatshme, u sekuestruan nga policia italiane.
Lini një Përgjigje