Është vetëdorëzuar në policinë e Gjirokastrës, i dyshuari për vrasjen e biznesmenit italian Edoardo Sarchi, ngjarje e ndodhur më 27 shtator, në Salari të Tepelenës.
I dyshuari Kamer Sulçaj, u vetëdorëzua i shoqëruar nga avokati i tij.
Ai nuk ka pranuar të japë deklarime për policinë lidhur me rrethanat apo motivet e krimit.
“Nuk do të jap asnjë shpjegim sot por në një fazë të mëvonshme dhe në prezencë të avokatit”, ka pohuar ai.
Biznesmeni italian, Eduardo Sarchi mbeti i vrarë në orët e para të mëngjesit të së shtunës së 27 tetorit në Salari të Tepelenës. Ai dyshohet se u mbajt për 20 minuta në terror së bashku me miqtë e tij.
Sipas dosjes hetimore, autori Kamer Sulçaj, ka qëlluar disa herë në ajër e më pas në drejtim të biznesmenit italian dhe 3 miqve të tij. Një nga plumbat e kap biznesmenin italian në kofshë, i cili në dosje thuhet se mbeti viktimë si pasojë e një konflikti që nisi mes djalit të ortakut të tij dhe autorit për dritat e gjata të makinës.
Djali i ortakut të Eduardo Sarchit, i tha policisë se atyre iu fik makina në rrugë për shkak të karburantit, dhe për t’i ndihmuar i shkoi babai i tij dhe biznesmeni italian, me dy makina të ndryshme. Në dëshminë e tij, ai i tha oficerëve të policisë se në këtë moment nisi breshëria e plumbave që zgjati mbi 20 minuta.
Lini një Përgjigje