
Antidroga e Tiranës ka goditur një tjetër rast të trafikut të lëndëve narkotike përmes aeroportit të Rinasit.
39-vjeçari Dhimitër Shehu u arrestua teksa tentoi të fuste në Shqipëri një valixhe me drogë. Ai po udhëtonte nga Tajlanda drejt Shqipërisë ndërsa në valixhe kishte futur 19 kg e 400 g lëndë narkotike Cannabis Sativa me përqindje të lartë THC.
Ai është paguar nga një person tjetër për të kryer transportin e drogës, por para hetuesve ka refuzuar të japë emra.
Udhëtimi i Dhimitër Shehut ka qenë transit në Dubai dhe kanë qenë pikërisht autoritetet e Emirateve të Bashkuara Arabe të cilët kanë pikasur lëndën narkotike dhe kanë bllokuar valixhen. Më pas, teksa kanë parë itinerarin e lëvizjes së 39-vjeçarit që do të udhëtonte drejt Shqipërisë kanë komunikuar me autoritetet tona duke nisur valixhen për Shqipëri.
Policia arrestoi 39-vjeçarin, banues në fshatin Kras të Tepelenës, ndërkohë sekuestroi lëndën narkotike e cila në treg kap vlerën e 338 mijë euro.
Lini një Përgjigje