TAGS-AT E JAVËS

Kronike26 Maj 2025, 13:26

Sherr me sende të forta në Gramsh, babai dhe dy djemtë dhunojnë një 26-vjeçar

Shkruar nga Pamfleti

Sherr me sende të forta në Gramsh, babai dhe dy djemtë

Një sherr mes disa personave ka ndodhur ditën e sotme në Gramsh.

Sipas policisë, në kërkim janë shpallur një 54-vjeçar dhe dy djemtë e tij 23 dhe 22 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë goditur me grushte dhe me send të fortë metalik një 26-vjeçar, duke i shkaktuar dëmtime fizike.

I riu ndodhet aktualisht në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën. Vijon puna për kapjen e 3 shtetasve.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh shpallën në kërkim, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim, shtetasit G. B., 54 vjeç, A. B., 23 vjeç dhe A. B., 22 vjeç, (babai me 2 djemtë), pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë goditur me grushte dhe me send të fortë metalik një 26-vjeçar, duke i shkaktuar dëmtime fizike. 26-vjeçari është aktualisht në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën. Vijon puna për kapjen e 3 shtetasve”, njoftoi policia.

Lini një Përgjigje