TAGS-AT E JAVËS

Kronike29 Nëntor 2024, 18:18

U gjet e vetëvarur në një banesë në Durrës, zbardhet letra që 26-vjeçarja ruse i kishte lënë familjes

Shkruar nga Pamfleti

U gjet e vetëvarur në një banesë në Durrës,

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë në Durrës, ku një 26-vjeçare ruse i dha fund jetës, duke u vetëvarur.

Burime nga policia bëjnë të ditur se e reja kishte ardhur dy javë më parë në Shqipëri, ndërsa para se të kryente aktin ekstrem kishte lënë edhe një letër lamtumire për familjen e saj, ku i kërkonte falje.

Gruaja mësohet se ka qenë në proces divorci me bashkëshortin e saj. Po ashtu, policia thotë se “nga letra dukej qe ishte ne gjendje te renduar psikologjike”.

Trupi do i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore për të verifikuar datën kur ka kryer aktin.

Rusja mësohet se e kishte marrë me qira ditore banesës në të cilën qëndronte, banesë e cila ishte në pronësi të një shtetase çeke. trupi u gjet nga pronarja e banesës që kishte marrë me qira, pasi nuk i përgjigjej në telefon.

 

ngjarje e rende ne durres

Lini një Përgjigje