
Gjykata e Posaçme ka zgjatur me 3 muaj të tjerë afatin e hetimeve për Eria Agon, ish-partneren e Safet Bajrit, i njohur si i forti i Dobraçit, e dyshuar për përkrahje të autorit të krimit.
Zgjatja e hetimeve u bë me kërkesë të SPAK.
Ago, dyshohet nga SPAK se ka larguar nga vendi i ngjarjes, autorët e vrasjes së Fatbardh Licit. Për këtë ngjarje, janë arrestuar, Safet Bajri, Behar Bajri dhe krahu i djathtë i klanit kriminal Bajri, Astmer Bilali.
Sipas prokurorisë, Lici u vra për shkak të përplasjes mes grupeve. Viktima është xhaxhai i Ibrahim Licit, kundërshtarit të përbetuar të Bajrave, që ndodhet në kërkim ndërkombëtar.
Kush është Eria Ago?
Eria Ago, është e dashura e Safet Bajrit, ku ndaj saj është caktuar masa e sigurisë “arrest në burg”.
Eria Ago dyshohet se ka dijeni dhe ka ndihmuar në vrasjen e Fatbardh Licit, i cili u ekzekutua në lagjen Kiras në vitin 2018, shumë pranë banesës së tij.
Ago, akuzohet nga SPAK për përkrahje të autorit të krimit dhe është vendosur në pranga që më datë 26 shkurt dhe aktualisht ndodhet në burgun e grave në Pogradec.
Por vlen të theksohet se Ago nuk është një emër i panjohur për drejtësinë shqiptare! Kjo edhe pse prej kohësh ishte kthyer në një “biznesmene” dhe kishte hapur një butik rrobash në një nga zonat më të frekuentuara të Tiranës, në rrugën Myslim Shyri.
Përkundrazi, është përmendur edhe në përgjimet që futën në burg Hermes Nikajn, i njohur ndryshe si “Zogu i Tiranës”. Në vitin 2020, përgjimet e Nikajt, kanë nxjerrë në skenë edhe emra të njohur të showbizit shqiptar. Një nga protagonistët në këtë rrjet prositucioni është edhe ish-missi, Eria Ago. Në përgjime, Ago kërkohet nga Anjeza Bena për të kryer marrëdhënie intime. Mesazhet përcillen përmes “Zogut të Tiranës”.
Lini një Përgjigje