TAGS-AT E JAVËS

Kronike 5 Shtator 2025, 14:06

U kap në Santo Domingo nga Interpol, gazetarja zbulon rolin e Son Pepës: Grumbullonte dhe pakteonte kokainën në vendet latine

Shkruar nga Pamfleti
U kap në Santo Domingo nga Interpol, gazetarja zbulon rolin e Son
Etleva Delia

Anëtari i bandës së Franc Çopjas, Vilson Pepa u kap në Santo Domingo nga Interpol, pasi ishte në kërkim nga SPAK për trafik kokainë.

Gazetarja Etleva Delia, theksoi se emrat e këtyre personave, që rezultojnë pjesë e grupeve kriminale, janë gjithë kohës në vëmendje të autoriteteve, për të bërë të mundur zbulimin e vendndodhjes së tyre.

Delia tha se rolet ishin të ndara, por ai dyshohej se ishte pjesë e grupit që merrej me grumbullimin paketimin e kokainës në vendet e Amerikës së Jugut.

“Është pjesë e dosjes hetimore, për Pepën episodet flasin për trafikimin rreth 11 ton kokainë, ka akuzë për ndihmesën që ka dhënë për pastrimin e parave që përfitohej nga aktiviteti i paligjshëm. Në vitin 2021 është arrestuar në Lushnje, dhe për shkak se kjo shumë nuk justifikohej u bë sekuestrimi i parave, arrestimi dhe më pas edhe lirimi i tij. Gjithashtu nga sa ndihet rolet ishin të ndara, por ai dyshohej se ishte pjesë e grupit që merrej me grumbullimin paketimin e kokainës në vendet e Amerikës së Jugut. Kishin si bazë Paraguain ku ishin stacionuar dy vëllezërit Çela, por ata lëviznin edhe në vende të tjera”, tha Delia për "Abc News".

son pepa

Lini një Përgjigje