TAGS-AT E JAVËS

Kronike 9 Shtator 2024, 14:08

U arratis pasi përplasi çiftin në rrugë, arrestohet 62-vjeçari në Elbasan; i sekuestrohet ‘Benz-i'

Shkruar nga Pamfleti

U arratis pasi përplasi çiftin në rrugë, arrestohet

62-vjeçari i cili përplasi një 45-vjeçar në Elbasan me motor duke e plagosur bashkë me pasagjeren dhe u largua nga vendi i aksidentit është arrestuar. 

Po ashtu është proceduar në gjendje të lirë edhe i dëmtuari, pasi nuk dispononte leje drejtimi.

Policia e Elbasanit njoftoi sot se ka zbardhur aksidentin e ndodhur më 7 Shtator në lagjen "28 Nëntori", ku u përplasën një automjet me një motomjet.

“Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e drejtuesit të automjetit, shtetasit H. O., 62 vjeç”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Si pasojë e përplasjes, përveç drejtuesit të motorit mbeti e plagosur edhe pasagjerja, por të dy janë jashtë rrezikut për jetën.

Hetimeve dhe marrjes nën akuzë në gjendje të lirë nuk i ka shpëtuar as drejtuesi 45-vjeçar i motorit, pasi policia tha se “nuk ishte i pajisur me leje drejtimi”. Makina tip “Benz” u sekuestrua si provë materiale, kurse ndaj 62-vjeçarit u ngritën dy vepra penale.

Lini një Përgjigje