TAGS-AT E JAVËS

Kronike 9 Shtator 2024, 12:52

Atentati në Don Bosko/ 'Golf 5' e autorëve erdhi nga Kosova, targat e përdorura ishin të një makine tjetër; pronari s’i denoncoi të humbura

Shkruar nga Pamfleti

Atentati në Don Bosko/ 'Golf 5' e autorëve erdhi nga Kosova,

Automjeti tip “Golf 5” që u përdor në atentatin me 2 të plagosur Kastriot Elezaj dhe Renaldo Metushi në një lokal në “Don Bosko” ka ardhur në Shqipëri përmes pikës kufitare të Morinës në Kukës.

Autoritetet shqiptare i janë drejtuar homologëve kosovarë me një letërporosi, ku i kërkojnë informacion të detajuar të përdoruesve të tij, për të rënë në gjurmët e atentatorëve, teksa kthimi i përgjigjes akoma nuk është bërë.

Dyshimet e bluve janë për shitje të saj në vendin tonë te autorët enkas për atentatin, por nuk përjashtohet mundësia që të njëjtët ta kenë kaluar në kufi. Për këtë po punohet edhe me këqyrjen e pamjeve të kamerave kufitare për identifikimin e personave që e sollën, ndihmuar nga mungesa e kontrolleve fizike.

Targat që u përdorën në mjetin e atentatit, që u dogj më pas, i përkasin një makine në Valias, të cilat dyshohet se janë marrë brenda një garazhi. Blutë po punojnë për të gjetur pronarin e saj, edhe pse ky i fundit nuk i ka denoncuar si të vjedhura.

Lini një Përgjigje