TAGS-AT E JAVËS

Kronike 9 Shtator 2024, 12:45

E strehoi teksa ishte në kërkim ndërkombëtar, lihet në burg kushëriri i Marklen Hakës; 'kyç' gojën pora gjykatës

Shkruar nga Pamfleti

E strehoi teksa ishte në kërkim ndërkombëtar, lihet në

Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë "arrest në burg" për Klajdi Hakën, kushëririn e Marklen Hakës, i akuzuar për strehimin e tij teksa ishte në kërkim ndërkombëtar. Para togave të zeza, i riu nuk ka pranuar të flasë dhe të japë shpjegime për akuzat.

Haka nuk ka dhënë deklarime në sallën e gjyqit. Ai dyshohet për veprat penale  “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “armë mbajtje pa leje”.

Klajdi Haka është kushëriri i Marklen Hakës, ndërsa në banesën e tij, policia gjeti një pistoletë pa leje. 

Pasditen  e të premtes, i riu u shoqërua ne polici së bashku me 3 persona të tjerë me mbiemrin Haka, teksa forcat RENEA arrestuan Marklen Hakën. Pas verifikimeve, policia liroi 3 nga të shoqëruarit.

Marklen Haka ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK në kuadër të dosjes “Revanshi”.

Më 15 maj të këtij vitit Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, në mungesë për veprat penale “Vrasja me paramendim”, e mbetur në tentativë në dëm të shtetasit Durim Bami, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Pjesmarrje në grup të strukturuar kriminal”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Për ekzekutimin e Durim Bamit për llogari të ish-deputetit të PS, Arben Ndoka u angazhuan 16 persona mes tyre edhe Marklen Haka, i cili kishte rolin e sigurimit të informacionit për vendndodhjen e Bamit. Nga komunikimet e zbardhura në aplikacionin SKY ECC ka rezultuar se Haka komunikonte me Ervis Martinaj dhe me Emiljano Shullazin me qëllim vrasjen e Durim Bamit.


Marklen Haka iu ka shpëtuar dy atentateve, njërit në shtator të vitit 2019 ku mbeti e vdekur halla e tij dhe tjetrit në qershor të vitit 2022 duke marrë vetëm një plumb.

Lini një Përgjigje