TAGS-AT E JAVËS

Kronike 2 Shkurt 2024, 20:14

Tronditëse në Greqi/Shqiptarja i jep fund jetës pas tradhtisë së bashkëshortit, mesazhi prekës për të birin!

Shkruar nga Pamfleti

Tronditëse në Greqi/Shqiptarja i jep fund jetës pas

Dhuna në familje dhe tradhëtia në marrëdhënie kanë çuar Fatbardha Palin në vetëvrasje. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e sotme ku policia e ka gjetur të ndjerën të varur në Pirgo të Greqisë.

Ajo u dërgua me urgjencë në spital, por mjekët thanë se nuk kanë mundur ta shpëtojnë. Duket se shkak i vetëvrasjes së saj ishin problemet familjare, dhuna e ushtruar në familje dhe tradhëtia e bashkëshortit.

Viktima kishte publikuar një status në rrjete sociale ku ka shkruar për problemet e saj në martesë e familje.

Turp të keni, mos e bëfshi pikën e hajrit sa të jeni gjallë. Ma latë çunin jetim”, ka shkruar e ndjera në atë që duket se është një mesazh para se të kryente vetëvrasjen.

Në të ajo akuzon bashkëshortin për tradhëti dhe se ka fshehur paratë e familjes, por ndërkohë i kërkon falje për veprimin e saj të birit dhe familjarëve të tjerë të vet.

“Të ka lënë mami 500 euro tek dollapi. O bir i nënës ika, por do ju shikoj nga larg”, shkruhet në mesazhin e të ndjerës.

Banorë të zonës thonë se viktima ishte njeri pa probleme dhe mjaft punëtore. Ajo la pas një djalë.

fatbardha pali greqi

Lini një Përgjigje