TAGS-AT E JAVËS

Kronike 2 Prill 2024, 07:52

Tronditëse/ 28-vjeçarja masakrohet për vdekje me thikë nga ish-partneri para komisariatit në Athinë, kishte shkuar për ta denoncuar

Shkruar nga Pamfleti

Tronditëse/ 28-vjeçarja masakrohet për vdekje me thikë nga

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Athinë, ku një 28-vjeçare është masakruar për vdekje me thikë jashtë komisariatit, nga ish-partneri i saj.

Sipas mediave greke ajo kishte shkuar për ta denoncuar, kur ai është shfaqur papritur dhe ka nisur që ta godasë me thikë. E reja është afruar deri në derën e komisariatit e gjakosur e më pas ka humbur jetën.

Ndërkohë autori pasi e ka goditur, ka goditur edhe veten. Ai është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Lini një Përgjigje