TAGS-AT E JAVËS

Kronike 3 Korrik 2024, 09:35

Tritol banesës së policit të krimeve në Shkodër, flet Vilson Zhurri: Nuk kam konflikte personale

Shkruar nga Pamfleti

Tritol banesës së policit të krimeve në Shkodër, flet

Shkodra është tronditur gjatë natës nga një shpërthim me lëndë plasëse.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, saktësisht në 03:10, në lagjen “Tepe”, Shkodër.

Lënda plasëse është vendosur në derën e banesës private të oficerit të policisë, Vilson Zhurri, i cili është polic krimesh në zonën e Pultit në Dukagjin.

Nga shpërthimi pati vetëm dëme materiale ndërsa nga kamerat e sigurisë janë dalluar dy persona që afrohen me motor dhe vendosin lëndën plasëse.

Në dëshminë e tij, Zhurri thotë se nuk ka konflikte personale me askënd, por dyshimet janë te detyra e tij. Zona e Pultit është një prej zonave me kultivimin më të madh të lëndëve narkotike.

Ky është rast i përsëritur ku punonjësit e policisë kërcënohen me lëndë plasëse për shkak të detyrës.

vilson zhurri

Lini një Përgjigje