TAGS-AT E JAVËS

Kronike 2 Korrik 2024, 21:05

45-vjeçari terrorizon me thikë qytetarët në mes të Tiranës, mbetet i plagosur një i ri

Shkruar nga Pamfleti
45-vjeçari terrorizon me thikë qytetarët në mes të
Armando Jakupi- autori

Një 45-vjeçar është arrestuar mbrëmjen e sotme nga policia e Tiranës, pasi ka plagosur me thikë një person.

Sipas policisë, 42-vjeçari Armando Jakupi ka plagosur me thikë një të ri me inicialet A.Z 26 vjeç.

Ngjarja ndodhi në “Bulevardin e Ri”, ndërsa mësohet se konflikti ka ndodhur për motive të dobëta. Dyshohet se autori ka qenë nën efektin e alkoolit.

“Plagosi me mjet prerës një shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, arrestohet 42-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Reshit Petrela”, sot rreth orës 20:00, kishte ndodhur një konflikt gjatë të cilit ishte dëmtuar me mjet prerës një shtetas, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen e autorit dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.

Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, u kap dhe u arrestua shtetasi A. J., 42 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se 42-vjeçari, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës shtetasin A. Z., 26 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme”, njoftoi policia.

Lini një Përgjigje