
Dy shqiptarë janë dënuar me 6 vite burg në Angli pasi kishin kthyer pishinën në fermë kanabisi.
“Daily Mail” shkruan se shqiptari i tretë Xhafer Furriku, është lënë në paraburgim dhe do të përballet me dëbimin pasi pranoi se kujdesej për kanabisin me vlerë prej 200 mijë dollarësh në Angus.
Policia zbuloi 250 bimë kanabisi me vlerë 187.500 mijë dollarë brenda ndërtesës së papërdorur të Pishinës Forfar.
65-vjeçari i cili u trafikua në Britaninë e Madhe për të qenë 'kopshtari' në Pishinën Forfar, pranoi se kultivonte kanabis në pishinën që nuk ishte në përdorim.
Shefi i policisë Tim Niven-Smith tha se dënimi duhet të jepet jo vetëm si ndëshkim, por edhe të pengojë të tjerët që të merren me kultivimin e kanabisit.
Lini një Përgjigje