
Redian Doda është koka e grupit shqiptar që trafikonte drogë në Francë.
Një hetim i përbashkët i SPAK dhe autoriteteve franceze kanë çuar në shkatërrimin e një grupi kriminal që merrej me trafikun e drogës në territorin francez por që drejtohej nga një shtetas shqiptarë i cili jetonte dhe banonte në Shqipëri.
Në Francë janë arrestuar 16 shtetas shqiptarë dhe të huaj, sekuestruar sasi monetare prej 20.000 euro dhe të 3 automjeteve ndërsa në Shqipëri janë arrestuar 3 persona. Ata janë Redian Doda, Zabit Fisniku, Fabi Isaku.
Burime nga grupi hetimor bëjmë me dije se koka e grupit dyshohet të jetë Redian Doda nga Durrësi.
Zabit Fisniku rezulton të ketë qenë i dënuar me 16 vite burg për trafik femrash.
Vlera e lëndëve narkotike të sekuestruara tejkalon vlerën prej 1 milion euro.
Skema e grupit
Sipas Prokurorisë së Posaçme, ky grup kriminal e kishte aktivitetin në qarkun e Lionit dhe furnizonte grupet e shitjes të vendosura në qarkun e Savojës dhe Savojës së sipërme.
Nga hetimet, sipas SPAK, është bërë e mundur të vërtetoheshin dërgesat me lëndë narkotike pothuajse ditore tek grupet e shitjes në qarqet e Rhone, Ain, Savojë dhe Savojës së sipërme nga një nënshtetas shqiptar që jetonte në periferi të Lionit.
Lini një Përgjigje