TAGS-AT E JAVËS

Kronike 2 Korrik 2024, 18:14

Gjendet i pajetë në përrua 65-vjeçari shqiptar në Itali, zbardhet identiteti

Shkruar nga Pamfleti
Gjendet i pajetë në përrua 65-vjeçari shqiptar në
Gjon Toma

Një 65-vjeçar shqiptar është gjetur i pajetë në një përrua në në Candeglia të Italisë. Familja e 65-vjeçarit Gjon Toma e denoncoi të humbur në polici, pasi ai kishte 2 ditë që nuk ishte kthyer në shtëpi.

Sipas mediave italiane, shqiptari i identifikuar si Gjon Toma ishte larguar nga shtëpia rreth orës 08:30, mëngjesin e së dielës.

Sipas familjarëve, Gjon Tomës i pëlqente të ecte në ato anë dhe nuk ishte hera e parë që shkonte aty, ndërsa aty pranë kishte edhe një kopsht perimesh për të cilin kujdesej.

“Thuajse shkonte aty gjithmonë me biçikletë, ndërsa këtë herë doli dilte në këmbë”, tha djali i tij Renato.

Për të shpejtuar kërkimin ai kishte publikuar një njoftim në rrjetet sociale, ku jepej informacion për rrobat që kishte veshur kur kishte dal nga shtëpia: tuta blu të errëta, bluzë pambuku gri, këpucë blu të hapura dhe një çantë e kuqe.

Zbulimi i trupit të tij të pajetë është bërë nga forcat zjarrfikëse, ndërsa nuk dukej të kishte shenja dhune.

Ndërkohë, pritet autopsia për të zbardhur shkakun e vdekjes.

Lini një Përgjigje