
Një shpërthim me tritol ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme në banesën e një efektivi policie në Shkodër.
Policia e Shkodrës njofton se shpërthimi ka ndodhur në orën 03:10 në lagjen "Tepe", në derën e banesës të policit Vilson Zhuri.
Si pasojë ka vetëm dëme materiale Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë të cilat vijojnë kontrollin në zonë.
"Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 03:10, në lagjen “Tepe”, Shkodër, në derën e banesës private të shtetasit V. Zh., (oficer Policie), është vendosur lëndë plasëse.
Si pasojë ka vetëm dëme materiale
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë të cilat vijojnë kontrollin në zonë.
Ndërkohë grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve", njofton policia.
Lini një Përgjigje