TAGS-AT E JAVËS

Kronike 5 Janar 2026, 20:01

Tri vjedhje me armë nga Tirana në Fushë-Krujë brenda pak orësh, i riu alarmon policinë; shpallet në kërkim

Shkruar nga Pamfleti
Tri vjedhje me armë nga Tirana në Fushë-Krujë brenda pak
Foto ilustruese

Blutë e Fushë-Krujës dhe Tiranës po ndjekin një person, i cili dyshohet se ka kryer të paktën 3 vjedhje me dhunë përgjatë pak orëve.

I riu rezulton me precedent të mëparshëm penal.

Ai ka marrë një taksi në zonën e Tajvanit në Tiranë dhe ka kërkuar të shkojë në Fushë-Krujë. Sapo është afruar drejt Tapizës, me anë të një arme zjarri ka kërcënuar taksistin dhe ka marrë drejtimin e makinës vetë, ndërsa këtë të fundit e ka lënë në një zonë të largët; i ka marrë edhe paratë dhe celularin taksistit.

Më pas ka shkuar pranë një pike karburanti në afërsi të Milotit dhe, sërish me kërcënimin e armës së zjarrit, i ka marrë punonjësit paratë e xhiros ditore.

Më pas ka lënë mjetin në afërsi të një xhamie në Fushë-Krujë dhe është arratisur i armatosur, ndërkohë që është ende në kërkim.

Burimet për ‘Abc News’ thanë se i riu është identifikuar plotësisht nga policia dhe po vijojnë kërkimet.

Në bazë të verifikimeve rezulton se i riu ka qenë i dënuar më herët dhe ka precedent penal në fushën e mashtrimit.

vjedhje arme

Lini një Përgjigje