TAGS-AT E JAVËS

Kronike 5 Janar 2026, 14:27

Në kërkim ndërkombëtar për plagosje, ekstradohet nga Greqia 32-vjeçari 

Shkruar nga Pamfleti
Në kërkim ndërkombëtar për plagosje, ekstradohet nga
Ekstradim

Një 32-vjeçar është ekstaduar nga Greqia, pasi ishte në kërkim nga autoritet shqiptare. 

Mësohet se 32-vjeçari Ardit Miha kërkohej ndërkombëtarisht pasi është dënuar me burg nga gjykata e Durrësit. 

Mihaj akuzohet për plagosje të rëndë me dashje, ngjarje e ndodhur në vitin 2024 në Lagjen "Plazh" Durrës. 

"Plagosi disa herë, me mjet prerës (thikë), një shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, në lagjen “Plazh”, Durrës, ekstradohet nga Greqia, 32-vjeçari.

Si rezultat i koordinimit të veprimeve operacionale ndërmjet specialistëve të Drejtorisë së Interpolit dhe homologëve të tyre në Athinë, u finalizua në vijim të operacionit ndërkombëtar të koduar “The ëanted”, procedura për ekstradimin nga Greqia në Shqipëri, të shtetasit A. M., 32 vjeç, të lindur në Bulqizë.

32-vjeçari kërkohej ndërkombëtarisht, sepse në vitin 2024, Gjykata e Durrësit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Shtetasi A. M. akuzohet se mbrëmjen e datës 06.10.2022, për motive të dobëta, ka plagosur disa herë, me mjet prerës (thikë), shtetasin B. F., në lagjen nr. 13, Durrës", njofton policia. 

ekstradohet 32-vjecari

Lini një Përgjigje