TAGS-AT E JAVËS

Kronike 5 Janar 2026, 13:51

Shiste kokainë në Fier, arrestohet 26-vjeçari; tentoi të arratisej kur pa policinë

Shkruar nga Pamfleti
Shiste kokainë në Fier, arrestohet 26-vjeçari; tentoi të
Kokaina e sekuestruar

Një 26-vjeçar ka rënë në pranagt e policisë në Fier. I riu i identifikuar si Yzeir Elmazaj, posedonte kokainë me qëllim shitjen.

Sipas informacionave nga uniformat blu, 26-vjeçari tentoi të arratisej por u netralizua nga policia. 

Policia sekustroi si provë materiale lëndën narkotike, 1 automjet dhe 3 celularë.

“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Fier, kapën në flagrancë dhe arrestuan shtetasin Y. E., 26 vjeç, banues në Fier.

Gjatë kontrollit fizik dhe të automjetit që shtetasi Y. E. drejtonte, shërbimet e Policisë gjetën një sasi prej 81 gramësh lëndë të dyshuar narkotike kokainë, të cilën ky shtetas e posedonte me qëllim shitjen.

Shtetasi Y. E. ka tentuar t’u ikë punonjësve të Policisë, por është neutralizuar dhe më pas vënë në pranga. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lënda narkotike, 1 automjet dhe 3 celularë”, njoftoi policia.

arrestim ne fier

Lini një Përgjigje