TAGS-AT E JAVËS

Kronike20 Nëntor 2025, 10:30

Tregtonte veshje të vjedhura nga Greqia, arrestohet pronarja e dyqanit në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti
Tregtonte veshje të vjedhura nga Greqia, arrestohet pronarja e dyqanit
Dyqani me veshje të vjedhura

Një 49-vjeçare ka rënë në prangat e policisë në Tiranë, pasi tregtonte veshje të vjedhura dhe kontrabanduara nga Greqia. 

49-vjeçarja i tregtonte veshjet në dyqanin që administronte në zonën e Yzberishtit në kryeqytet.

Pas kontrollit policor u zbulua nëj sasi e konsiderueshme veshjesh pa faturë blerje dhe pa faturë doganore. 49-vjeçarja e arrestuar është identifikuar si Estela Kapo.

"Finalizohet si rezultat i bashkëpunimit të strukturave të DVP Tiranë me Drejtorinë e Hetimit të Krimeve në DPPSh, operacioni policor i koduar “Outlet”.

Goditet një rast i kontrabandimit në Shqipëri, të mallrave të dyshuara të vjedhura në Greqi.

Zbulohet dhe bllokohet dyqani në Yzberisht, ku shiteshin mallrat (veshjet) e kontrabanduara. Vihet në pranga administratorja e dyqanit.

Vijojnë hetimet për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari.

Seksioni i Hetimit të Krimeve Ekonomiko-Financiare, në bashkëpunim me Drejtorinë për Krimet në Volum në DPPSh, si rezultat i administrimit të informacioneve të siguruara për një rast të kontrabandës së mallrave, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Outlet”, si rezultat i të cilit u vu në pranga shtetasja:

-E. K., 49 vjeçe, banuese në Tiranë.

Gjatë kontrollit në subjektin tregtar që administronte kjo shtetase, në rrugën “Demneri”, Yzberisht, u gjet dhe u sekuestrua një sasi e konsiderueshme veshjesh të ndryshme, për të cilat ajo nuk dispononte dokumentacion doganor apo fatura blerjeje.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme", njofton policia. 

arrestim kontrabande vjedhje

2 Komente

  1. d
    diu durres

    ca esht ky idjotllik qe bejn kto , kjo ne yzberisht po beka namin . shikoni mes tirones ca sdodh shkojn meren me fakirat . Vend ordiner meren me fukarejnt qe punojn per buken e gojes .Turp i modh . Finalizohet operacioni outlet ik mer shkerdhata

    1. G
      Gazment Braho

      Ke shum te drejte, Ketu ne shqiperi Merren me njerez qe mezi nxjerrin bukën e Familjes, kurse ne mes te tiranes, behet Nami me kontrabandën e Veshjeve te markave te shtrenjta, PO ME KEQ AKOMA PO USHQEHEMI ME USHQIMET E ELMUARA, NGA BASHKIMI EUROPIAN, QE PO I MARRIN BIZESMENET E FUQISHEM, DUKE NDERRUAR SKADENCAT, E MALLRAVE USHQIMOR, KETO KONTRROLLONI, O TE PA BESET E NJEREZIMIT.

    Lini një Përgjigje